Kushtet e përdorimit

Rregullat bazë për klientët, ustallarët dhe administrimin e punëve në iUsta.al.

Roli i platformës

iUsta.al ndihmon klientët të dërgojnë kërkesa pune dhe ustallarët të marrin kërkesa të përshtatshme. Platforma organizon kontaktin fillestar, administron kërkesat dhe ndihmon në ndjekjen e statusit të punës.

Kapari i klientit

Pasi klienti dhe ustai bien dakord për marrjen e punës në dorëzim, shuma minimale fillestare është 3.000 lek. Kjo shumë paguhet në momentin që ustai merr punën në dorëzim.

Kapari zbritet nga vlera totale e punës. Për shembull, nëse puna bie dakord 20.000 lek dhe klienti ka paguar 3.000 lek kapar, në fund mbeten për t'u paguar 17.000 lek.

Ndërprerja e punës

Nëse ditën e dytë marrëdhënia e punës ndërpritet për çfarëdo arsye, klienti humb të drejtën e kthimit të kaparit. Ustai është i detyruar të japë shpjegime për arsyen e ndërprerjes së punës, që admini ta ketë të qartë situatën.

Komisioni i kompanisë

Nga vlera totale e punës për të cilën klienti dhe ustai bien dakord, ustai i detyrohet kompanisë 13% të vlerës së punës. Ky komision paguhet pas përfundimit të punës.

Pagesa e komisionit mund të bëhet me transfertë bankare ose cash pranë zyrës/adminit. Admini e shënon metodën e pagesës dhe statusin e pagesës në panelin e administrimit.

Detyrimet e ustait

Ustai duhet të japë informacion të saktë për profilin, të përgjigjet ndaj kërkesave, të kryejë punën me korrektësi dhe të shtojë foto të punëve të përfunduara kur është e mundur.