Politika e privatësisë

Kjo faqe shpjegon si iUsta.al përdor të dhënat për kërkesat e shërbimeve dhe komunikimin me përdoruesit.

Subjekti përgjegjës

Platforma iUsta.al operohet nga iSmartAl, me NIPT L71614008L. Për pyetje rreth kësaj politike ose për ushtrimin e të drejtave mbi të dhënat personale, na kontaktoni në support@iusta.al.

Të dhënat që mbledhim

Kur klienti dërgon një kërkesë, ruajmë emrin, numrin e telefonit, shërbimin e kërkuar, përshkrimin e punës dhe datën e preferuar. Për ustallarët ruajmë të dhënat e profilit, kontaktin, shërbimet dhe zonat që mbulojnë.

Si përdoren të dhënat

Të dhënat përdoren për të menaxhuar kërkesat, për të njoftuar ustain dhe adminin, për të konfirmuar punën dhe për të mbajtur historikun e shërbimit.

Kontakti i ustait

Numri i ustait nuk shfaqet publikisht te klienti. Komunikimi fillestar kalon përmes platformës iUsta.al ose përmes numrit zyrtar të kompanisë për ndihmë.

Ruajtja dhe siguria

Të dhënat ruhen në sisteme të mbrojtura dhe përdoren vetëm për qëllime operative të platformës. Akses në të dhëna kanë vetëm rolet e nevojshme: admini dhe ustai për kërkesat e veta.

Kërkesat dhe ndihma

Për korrigjimin ose fshirjen e të dhënave, kontaktoni support@iusta.al. Për ndihmë me një kërkesë ose shërbim, shkruani në help@iusta.al.